Flash News

KRYESORE

Video/ Incidenti me shoferin në Sheshin Shqiponja, Fatmir Mediu qetëson situatën

Video/ Incidenti me shoferin në Sheshin Shqiponja, Fatmir Mediu

Aksioni i sotëm i opozitës në kryeqytet u shoqërua me një incident, ku një shofer automjeti tentoi të kalojë me forcë përmes protestuesve ne Sheshin Shqiponja. Në këtë kohë ka ndërhyrë një nga protestuesit i cili është përplasur fizikisht me qytetarin duke e goditur atë.

Ai që ka ndërhyrë për të shuar këtë konfrontim fizik të momentit, ka qenë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Siç shihet nga pamjet, qytetari nuk ka pranuar të ndalojë dhe të lejojë protestuesit të bllokonin rrugën. Incidenti është shënuar në rreth-rrotullimin e sheshit “Shqiponja” në Tiranë.

Pas ndërhyrjes së Fatmir Mediut qytetari ka vazhduar rrugën duke u larguar nga vendngjarja.

https://www.youtube.com/watch?v=MKy0WljC5bs

Të fundit