Flash News

KRYESORE

Video intime/ Reagon publikisht polici: Nëse do ishte i vërtetë ngacmimi, do pranoja 100 vite burg

Video intime/ Reagon publikisht polici: Nëse do ishte i vërtetë

Shefi i policisë në Malsinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 15 vjeçare, pasi iu publikua nga “Newsbomb.al” një video intime, ka folur publikisht për ngjarjen në emisioni “Me zemër të hapur” në News24.

Fillimisht. ai i ka kërkuar falje familjes dhe kolegëve për ngjarjen e sikletshme dhe për prishjen e imazhit.

Pjesë nga intervista:

Si u njoftuat për ekzistencën e videos?

Në momentin që kam hyrë në zyrën e drejtorit të policisë së Shkodrës. Vetëm kaq i kam thënë: po qe se është kjo e vërtetë unë 100 vite burg ia kam dhënë dënimin vetes.

Akuzohesha se kisha ngacmuar një minorene dhe bashkë me nënën e saj i kisha marrë në makinë. Se ajo kishte dashur të denonconte dhe nuk e kisha lejuar. Jam shokuar totalisht.

I hidhni poshtë?

Nuk bëhet fjalë. Nëse këto janë të vërteta unë e dua dënimin me 100 vite burg. Vetëm të dalë nëna e saj e baba e të thonë që unë e kam ngacmuar, unë ia kam dhënë dënimin vetes.

Si ra në dorën e medias?

Nuk e di.

Është përfolur edhe për mënyrën se si kolegët ju kanë shoqëruar?

Ishte shumë shokuese. Nuk iu vë faj. Ishte e jashtëzakonshme.

Të kanë besuar?

Nuk më ka besuar askush. As vëllai që kam këtu. Kam telefonuar gruan dhe i kam thënë që mbaj fëmijët se unë do shkoj të përballem. Ka ndodhur diçka e rëndë dhe unë do përballem.

Je babai i tre vajzave dhe një djali. Sa të ka mbështetur e besuar familja?

Dasht’ Zoti mbështetja e familjes sime që jam këtu. Gruaja më ka ardhur dy herë në Shkodër dhe një herë në Lezhë. Ajo e ka mbajtur barrën kryesore. E falënderoj nga zemra.

Të fundit