Flash News

KRYESORE

Video/ Ironizoi Xhafajn për lojërat e fatit, ‘pastruesja’ karrierë në një tjetër ministri

Video/ Ironizoi Xhafajn për lojërat e fatit, ‘pastruesja’

Vendimi i pritshëm i mazhorancës për mbylljen e lojërave të fatit ka sjellë në kujtesë edhe një herë një episod jo dhe aq të këndshëm të ndodhur në vitin 2015 mes Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj dhe drejtoreshës së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.

Në një nga diskutimet e draftit, Sufali nuk kurseu ironinë dhe sarkazmin me Xhafajn, teksa në batuta e sipër u shpreh se ajo punonte pastruese, kur u pyet se çfarë posti mbante.

Asokohe, Xhafaj tentoi që ta nxirrte nga salla, por Sufali nuk pranoi, teksa më pas u mor në mbrojtje nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Episodi jo i këndshëm, dhe larg gjuhës së një zyrtareje të lartë të shtetit nuk e ka cënuar aspak karrierën e Sufalit, e cila pas largimit nga ky post vijoi punë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në pozicionin e Sekretares.

Ndërsa në Nëntor të 2017  u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që drejtohet nga Ogerta Manastirliu.

https://www.youtube.com/watch?v=_idHMKpBOTs

Të fundit