Flash News

KRYESORE

Video/ Ish-deputetit nuk i iket nga parlamenti, edhe pse dha dorëheqjen frekuenton rregullisht Kuvendin

Video/ Ish-deputetit nuk i iket nga parlamenti, edhe pse dha dorëheqjen

Në datën 30 nëntor, deputeti Bujar Muça njoftoi dorëzimin e mandatit të cilin e fitoi nën sigëln e PDIU-së në qarkun e Elbasanit. Vendin e tij në Kuvend e mori Elena Xhina e cila në seancën parlamentare të 14 dhjetorit bëri edhe betimin si deputete duke nisur zyrtarisht nga detyra.

Por edhe pse që prej dhjetorit të 2017-ës, është me statusin e ish-deputetit dhe pa asnjë funksion tjetër politik, Bujar Muça vijon të shfaqet në ambientet e Kuvendit. Ai ka qenë i pranishëm edhe dje në Kryesinë e Kuvendit, madje është prononcuar edhe për mediat sa i takon marrëveshjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nuk dihen arsyet pse Muça vijon të frkuentojë Kuvendin, madje duke arritur deri në zyrat e Kryesisë, edhe pse tashmë nuk ka asnjë funksion në parlament. Burime të Politiko.al pohojnë gjithashtu se nuk është hera e parë që Muça vijon të vizitojë Kuvendin edhe pasi njoftoi largimin nga politika.

 

Të fundit