Flash News

KRYESORE

Video/ Ish-deputetja demokrate: Rama tallet me shqiptarët, në katër muaj u ka shpërndarë nga 10 euro për të përballuar krizën

Video/ Ish-deputetja demokrate: Rama tallet me shqiptarët, në

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, në një shënim në Facebook shkruan se në 4 muaj qeveria iu ka shpërndarë shqiptarëve nga 10 euro për të përballuar krizën.

Ajo shpërndan një video me pamje nga protesta të qytetarëve të cilët thonë se kanë marrë vetëm 400 mijë lekë të vjetra për katër muaj, të pamjaftueshme për të mbajtur familjet me bukë.

Çupi shkruan se për kryeministrin Rama ka rëndësi që pronarët e jahteve të blejnë naftë me çmim më të lirë se qytetarët, e këta të fundit vuajnë për bukën e gojës.

Reagimi i plotë

Realiteti i vështirë për të siguruar bukën e gojës dhe propaganda e Edi Ramës ndryshojnë si dita me natën. Për Edi Ramën ka rëndësi që pronarët e jahteve të blejnë naftë me çmim më të lirë se qytetarët. Ata që kërkojnë të drejtën, që kërkojnë punë të ndershme për t’u ushqyer, gjobiten pa mëshirë dhe injorohen nga qeveria e varfërisë. Në 4 muaj, u ka shpërndarë shqiptarëve nga 10 euro për të përballuar krizën. Ramavirusi është e keqja e këtij vendi.👇

Të fundit