Flash News

KRYESORE

Video/ Ish-futbollisti i Partizanit prezantohet në Zvicër, 'zhgënjen' me anglishten

Video/ Ish-futbollisti i Partizanit prezantohet në Zvicër,

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejullahu u transferua këtë verë në Superligën zvicerane te skuadra e Xamaxit, me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Aventura e 25-vjeçarit në shtetin helvet ka nisur mirë teksa është aktivizuar edhe në ndeshjet e para të kampionatit, por ai ka zhgënjyer disi në një video-prezantuese, pasi e folura e tij në gjuhën angleze lë për të dëshiruar.

Siç shihet në videon e mëposhtme, anglishtja e Fejzullahut është aq e pakuptueshme, saqë është vendosur që fjalitë e tij të përkthehen sërish në anglisht.

Me pak punë, Fejzullahu mund ta përmirësojë anglishten, edhe pse në qytetin ku jetin, Neushatel, gjuhë e parë është frëngjishtja dhe e dytë është gjermanishtja.

https://www.facebook.com/FPA.Fairplay.Agency/videos/1939798379645830/

Të fundit