Flash News

KRYESORE

Video/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 'vrasje', arrestohet i riu nga Tirana

Video/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për

Arrestohet në Tiranë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për ‘Vrasje’. Gjykata e Torinos në Itali ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mashtrim Kredi”.

Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

- D. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Torinos/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 110, 575 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 21 vjet burg”, sqaron policia.

Të fundit