Flash News

KRYESORE

Video: Janari i acartë i Interit, Lecce i merr pikë dhe e lë në vend

Video: Janari i acartë i Interit, Lecce i merr pikë dhe e lë

Interi merr barazimin e dytë radhazi dhe i jep mundësi Juventusit të shkëputet. Zikaltrit gabuan në transfertë kundër Lecces duke mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-1. Skuadra zikaltër nuk po arrin të mbajë ritmin e gjysmës së parë të kampionatit.

Italianët kaluan të parët në avantazh me anë të Bastonit, ndërsa reagimi i Lecces ishte shumë i shpejtë. Mancosu iu fal një përgjumje të mbrojtjes dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-1 duke tërbuar Antonio Conten.

Polemika pati në pjesën e parë, pasi Sensi preku topin me dorë, ndërsa VAR-i anuloi vendimin e gjyqtarit për penallti. Ky barazim mund të lërë shumë shenja tek Interi me skuadrën zikaltër që mbetet në vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa Juvja mund të thellojë distancën.

Të fundit