Flash News

KRYESORE

Video/ A janë këta politikanët e shtetit më demokratik në Europë?

Video/ A janë këta politikanët e shtetit më demokratik

“I korruptuar”, “hajdut”, “diktator”, “ebola”, “Noriega”, “trafikant”, “vrasës”, “kontrabandist”, “mashtrues”… këto janë vetëm disa nga etiketimet që politikanët shqiptarë përdorin për njëri-tjetrin në Kuvend, gjatë takimeve me qytetarët, në media, rrjete sociale dhe kudo ku u jepet hapësirë.

Por nëse shikon këtë video nga momentet e marrjes së detyrës së Ilir Metës si president i vendit, është e vështirë të mendosh se këta politikanë të qeshur, që shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin, shtrëngojnë duart dhe ndihen rehat pavarësisht se kanë kundërshtarin në krah, janë të njëjtët që përdorin shprehjet e mësipërme.

Sali Berisha që ngacmon me lezet kundërshtarin e madh, Edi Ramën, dhe kjo shkakton të qeshura te ministri Damian Gjiknuri, por edhe te kreu i opozitës, Lulzim Basha. Ky i fundit merr një urim nga kryetarja partisë tjetër opozitare, Monika Kryemadhi, e cila e nënvlerësoi në maksimum gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit. Po kaq komod ndihet edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka, që në krah ka ministrin Gjiknuri dhe kryeministrin Rama, pavarësisht se luftoi fort kundër socialistëve në Durrës.

Kjo është situata që në pamje të parë të bën të mendosh se këta politikanë janë pjesë e shtetit më demokratik nëEuropë, ku lulëzon ekonomia dhe mirëqenia, dhe jo e kundërta, ku me mijëra qytetarë largohen çdo vit për shkak të varfërisë dhe mungesës së prespektivës.

 

Të fundit