Flash News

KRYESORE

Video/ Justifikohet babai i Januzajt: Shqipëria nuk e ka ftuar kurrë Adnanin

Video/ Justifikohet babai i Januzajt: Shqipëria nuk e ka ftuar kurrë

Adnan Januzaj, futbollisti me origjinë shqiptare, që aktivizohet me Kombëtaren e Belgjikës, para pak kohësh, gjatë një konference për media, kishte thënë se është i lindur në Belgjikë dhe ndihet belg.

Dhe, kjo deklaratë e tij bëri bujë të madhe në mediat shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Megjithatë, babai i tij Abedin Januzaj, në një intervistë për Lajm Tv në Maqedoni ka sqaruar se cfarë në fakt ka deklaruar Adnan Januzaj dhe cili ka qenë qëllimi i tij.

“Ky është interpretim i njerëzve të pandërgjegjshëm dhe jo profesionisht. Më vjen keq për këta njerëz që kanë ndryshuar deklaratën e Januzajt dhe është nxjerr jashtë kontekstit”.

Në intervistë, ai ka treguar se djali i tij asnjëherë nuk kishte marrë ftesë nga Shqipëria, dhe se nuk ndihet tradhtarë, por krenarë me sukseset e djalit të tij.

"Jo jo, Adnan Januzaj nuk ka patur ftesë kurrë nga kombëtarja shqiptare. E them këtë me përgjegjësi të plotë. Kurrë nuk më ka njoftuar njeri që djali im të luaj për Shqipërinë."

Megjithatë, vlen të theksohet fakti së ish-trajneri De Biazi në kohën kur drejtonte kuqezinjtë ka tentuar disa herë të komunikë me babain e Januzajt por ai e ka injoruar duke mos i kthyer përgjigje.

Të fundit