Flash News

KRYESORE

Video: Juve nuk njeh pengesë, kalon Brescian pa Ronaldon / Rikthehet kapiteni

Video: Juve nuk njeh pengesë, kalon Brescian pa Ronaldon / Rikthehet

Juventusi nuk ka ndalur hovin dhe ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Brescias dhe pa Cristiano Ronaldon. Një fitore e rëndësishme e "Zonjës së Vjetër" që u arrit lehtë.

Takimi u zhbllokua nga një goditje e fortë dënimi. Paulo Dybala hapi serinë e golave mjaft bukur për kampionët, ndërsa në pjesën e dytë Cuadrado vulosi gjithçka për 2-0. Emanuele Ndoji zbriti në fushë për Brescias në minutën e 80'. Në fushë pas 7 muajsh u rikthye dhe Giorgio Chiellini që mori dhe shiritin e kapitenit.

Në ndeshjet e tjera, Fiorentina shkatërroi Sampdorian me rezultatin 1-5 në transfertë. Parma mori 3 pikë të arta kundër Sassuolos në transfertë 0-1, ndërsa ndeshja e parë e ditës Verona u nda në barazim kundër Udineses 0-0.

Të fundit