Flash News

KRYESORE

Video/ ‘Ka gjetur front pune për shqiptarët’, Rama ironizoi me Blushin por sot e prezantoi vetë si sukses të reformave

Video/ ‘Ka gjetur front pune për shqiptarët’, Rama

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria do të shpërblejë çiftet për bebet që do lindin duke nisur nga 1 janari i 2019-ës.

Por me lajmin që dha sot, Rama ka ironizuar jo pak gjatë fushatës së fundit elektorale, ku këtë propozim e bëri Ben Blushi, aso kohe kreu i partisë Libra.

Në një takim të zhvilluar në Himarë, Rama tha se me këtë propozim Blushi ka hapur front pune për shqiptarët.

“Ka të tjerë akoma që gënjehen me ca historia të tjera, me Ben Blusha e ca të tjerë që thonë bëni nga një fëmijë t’ju japim nga 1 mijë euro për fëmijë. Ka gjetur front pune për shqiptarët edhe me pagesën më të lartë, 1 mijë euro”, u shpreh Rama në një aktivitet të mbajtur në Himarë gjatë fushatës së fundit elektorale.

Por sot, duket se Rama ka tërhequr pas fjalët e thënë 1 vit e gjysmë më parë, dhe shpërblimin për bebet e cilësoi si sukses të reformave të ndërmarra nga qeveria në këto pesë vite.

Të fundit