Flash News

KRYESORE

Video/ ‘Kadrinjtë e paekspozuar’, Ylli Rakipi i përgjigjet Ramës: Ti flet si legen!

Video/ ‘Kadrinjtë e paekspozuar’, Ylli Rakipi i përgjigjet

Moderatori i emisionit ‘Të Paekspozuarit’, Ylli Rakipi i është përgjigjur deklaratave të kryeministri Edi Rama të bëra sot në foltoren e parlamentit që e pagezoi ate, Fatos Lubonjen dhe Andi Bushatin me nofkën ‘Kadrinj’.

Epiteti nisi të përdorej nga Rama pasi një komentues me emrin Kadri Veseli hodhi akuza ndaj tij dhe i kërkoi llogari në rrjetet sociale.

Pasi një sinkroni që solli një përmbledhje të fjalës së Ramës, Rakipi e cilësoi të gjithë deklaratën e kryeministrit një ‘pjesë të diarresë’.

“Ky sinkron që ndoqët është pjesë e diarresë që bëri sot Rama, nga paraditja, deri në mesdite. Fjalën që lëshova nuk është në etikën e gazetarit. Ka kohë që ky kryeministër e ka humbur qetësinë, ka kohë që etiketon median si kazan. Ky kryeministër ka mbetur te fjalori ottoman. Ka dhe fjalor tjetër si legen, që ne mund t’ja themi Edi Ramës, por ne nuk e bëjmë”, u shpreh Rakipi.

https://www.youtube.com/watch?v=_pXUyAM-EuY

Të fundit