Flash News

KRYESORE

Video/ Kaloi 1.1 ton kanabis drejt Greqisë, arrestohet shoferi i kamionit i dënuar me 7.4 vjet burg

Video/ Kaloi 1.1 ton kanabis drejt Greqisë, arrestohet shoferi i kamionit i

Dy vjet pasi ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg shoferi i një kamioni, është vënë në pranga Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim prej shkurtit të 2017-ës, pasi arriti të kalojë një sasi prej 1.1 ton droge drejt Greqisë.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas për “Trafikim të lëndëve narkotike” i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale”, sqaron policia.

Të fundit