Flash News

KRYESORE

Video: Kane dhuratë për festa Mourinhos, portugezi tërbohet me VAR-in

Video: Kane dhuratë për festa Mourinhos, portugezi tërbohet me

Tottenhami ka fituar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e luajtur kundër Brighton. "Spursat" kaluan me sukses ndeshjen e tyre në "Boxing Day", pavarësisht se vuajtën jo pak nga vendimet e gjyqtarëve dhe VAR-it.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Mourinhos që dërguan topin në rrjetë me anë të sulmuesit Harry Kane. Anglezi nuk fali një top pas shpines së mbrojtjes, por VAR-i ndërhyri dhe anuloi golin, pasi lojtari anglez ishte më i avantazhuar. Ai ishte më para me hundë.

Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli, duke qenë se dërguan topin në rrjetë me anë të Webster. Pjesa e dytë solli furinë e "Spursave". Kane shënoi me dhunë për të barazuar në 1-1, ndërsa më pas Dele Alli përshëndeti rrjetën për t'i dhënë fitoren ekipit të tij me një superaksion.

Të fundit