Flash News

KRYESORE

Video/ Kantautori i njohur 'zbërthen' ndjenjat e Lulzim Bashës: Kjo është kënga që ka lënë gjurmë në jetën e tij

Video/ Kantautori i njohur 'zbërthen' ndjenjat e Lulzim

Kantautori i njohur, Gjergj Leka ka zbardhur një aspekt të panjohur të kreut të PD, Lulzim Basha.

Në emisionin “Na ishte njëherë muzika” në ‘News 24’, Leka tregon se kënga që ka lënë gjurmë në jetën e Bashës titullohet “When the rain begins to fall” e kënduar nga Jermaine Jackson dhe Pia Zadora.

“Është këngë që vetëm një intenditor mund ta kërkonte, paska kur bëra ca llogari më doli ajo që doja. Është një këngë e vitit 1984, është një duet i interpretuar nga Jermaine Jackson dhe Pia Zadora, jo shumë e njohur në Shqipëri. Unë mendoj që mund të jetë vetë Lulzim Basha apo ndonjë student tjetër si ai që ka studiuar në Holandë që mund ta ketë sjellë. Jemi në vitet ’84 kur është kulmi i muzikës bluz dhe asaj elektronike. Vetëm veshja ishte ndryshe. Ndaj, kjo këngë pasqyron të gjithë këto element. Ka edhe një element tjetër të bukur, tekstin shumë origjinal. Teksti thotë se: Kur shiu fillon të bjerë ti je si ylber që del në qiellin tim. Unë do të kap po u rrëzove dhe nuk dua të më pyesësh përse. Kur shiu fillon të bjerë, unë do jem rreze dielli në jetën tënde”,- thotë Leka teksa përkthen refrenin. Më këto vargje mua më bën të mendoj se zoti Basha për dashurin bën gjithçka. Kënga thotë si mund ta mbrosh dashurinë nga rreziqet që janë të shumta. Ja pra, mjafton kjo këngë për të zbërthyer ndjenjat e Lulzim Bashës, të gruas dhe familjes. Besoj se kënga ka qenë sebep që jeni lidhur të dy”, shprehet Leka.

Më poshtë kënga “When the rain begins to fall”:

Të fundit