Flash News

KRYESORE

Video/ Kapet i riu nga Vlora me dy pistoleta silenciatorë dhe 240 doza kokaine

Video/ Kapet i riu nga Vlora me dy pistoleta silenciatorë dhe 240 doza

Një i ri nga Vlora ka rënë në pranga, pasi u kap me dy armë zjarri pistoleta me silenciator, si dhe 240 doza kokaine.

B.B., 23 vjeç u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen "Pavarësia, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, policia i gjeti edhe një peshore elektronike.

“Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Silenciatori".

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen "Pavarësia", me një sasi dozash Kokaine, ndërsa  gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri Pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza Kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike”, sqaron policia.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/05/WhatsApp-Video-2019-05-23-at-09.20.26.mp4"][/video]

Të fundit