Flash News

KRYESORE

Video/Katër orë në këmbë, policia gjen qytetarin e bllokuar në borë

Video/Katër orë në këmbë, policia gjen qytetarin e

Për shkak të reshjeve të dendura të borës, një bari ka mbetur i bllokuar në fshatin Ndërmollas sipër Urës së Shtrenjtë në Shkodër, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë që ai të gjendej.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:00 është bërë e mundur gjetja e shtetasit të bllokuar në borë dhe më pas është bashkuar me familjen.

Njoftimi i policisë:

Policia në ndihmë të qytetarëve në nevojë

Nga shtabi emergjencave civile Shkodër dhe D. V. P Shkodër dje në orën 13.00 është kërkuar ndihmë tek Reparti i F.N.SH-së pasi qytetari M.Sh ishte bllokuar në borë në fshatin Ndërmollas sipër Urës së Shtrenjtë, Shkodër, gjatë rrugës që po shkonte në stan ku kishte bashkëshorten dhe dy femijë të mitur.

Menjëherë janë nisur dy grupe të F.N.Sh. Shkodër dhe pasi kanë ecur rreth 4 orë në këmbë ku trashësia e dëborës varionte deri në një metër, rreth orës 18.00 kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit të bllokuar në borë, i cili ishte në gjëndje të mirë shëndetësore, duke bërë të mundur bashkimin e tij me pjestarët e tjerë të familjes.

#24orënëshërbimintuaj

Të fundit