Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Kaubojsi vizitë në PD, Nikolla përlotet para Ramës; çfarë s’u pa nga politikanët në javën e festave

VIDEO/ Kaubojsi vizitë në PD, Nikolla përlotet para Ramës;

Rubrika humoristike e emisionit të së shtunës “Kjo Javë” në News 24 ka grupuar momentet më pikante të javës. Ndërsa nga kryeministri Rama e ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u dëgjuan fjalë prekëse e ndjesa për gjerat e pa bëra ende për arsimtarët, paksa më ndryshe kemi parë Presidentin e vendit.

Ilir Meta ka zgjedhur shkollën “Fan Noli” ku dikur studionte për tu kthyer sërish në një orë mësimi. Ai nuk ka harruar lulet për mësuesen e tij, e bashkë me to ka shkëmbyer batuta e të qeshura.

Një prej kritikëve të ditëve të fundit është edhe Arben Imami, demokrati që nuk pranoi të ishte pjesë e grupit të analizës së partisë. E ndërsa vetë Imami sqaroi qëndrimin e tij, kamera e “Kjo Javë” e ka kapur këtë të fundit në një moment pak të sikletshëm.

E si për t’i vënë kapakun zhvillimeve të kësaj jave, në partinë më të madhe opozitare është parë të hyjë kaubojsi. S'bëhet fjalë për  Eduard Ndocaj, por për një 'kaubojsin' e ri brenda PD-së, Gent Strazimiri.

Të fundit