Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Këlliçi dhe Kërpaçi tregojnë çfarë ndodhi me të rinjtë në Surrel: Shefit i erdhi urdhri politik!

VIDEO/ Këlliçi dhe Kërpaçi tregojnë

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së protestuan ditën e sotme në Surrel, pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama, duke vendosur traun në shenjë proteste për tarifën e “Rrugës së Kombit”.  

Pas lajmit për arrestimit të dy organizatorëve, kanë reaguar Floida Kërpaçi e LSI-së dhe kryetari i FRPD-së belind Këlliçi.

Nëpërmjet një video “live” përballë Kryeministrisë, ata kanë pohuar se të rinjve u mori kartat e identitetit policia për t’i proceduar penalisht. Në mënyrë që të mos procedoheshin protestuesit, Kërpaçi dhe Këlliçi janë ofruar pranë policisë si organizatorë të protestës.

“Ajo që ndodhi ishte një skenë e shëmtuar. Pasi vendosëm traun të rinjve u morën kartat e identitetit nga policia  për t’u proceduar. Unë si deputete nuk mund të lejoja që deputetët të procedohen, duke i’u thënë që të më merrnin mua dhe Belindin të na procedonin si organizues”, shprehet deputetja Kërpaçi.

Ndërsa kreu i FRPD-së shtoi, “ky është një moment shumë i rëndë sepse kam paraë me sytë e mi si Floida u fut në makinën e polcisë. Mua më shoqëruan në komisariatin nr 4. Në atë moment shefi i policisë mori urdhër politik për të na lëshuar. Duam të sqarojmë të gjithë se jemi mirë, jemi para Kryeministrisë dhe i themi Ramës se protestat sapo kanë nisur. Ne do jemi pranë të rinjve; ai është e keqja e atij vendi. Fundi i Edi Ramës do të vijë nga rinia. Shihemi në protestën e radhës”.

Të fundit