Flash News

KRYESORE

Video/ Kërcënoi se do t’iu prishë shtëpitë atyre që mbajnë flamujt e PS dhe LSI, nisin hetimet për Xhelal Mziun

Video/ Kërcënoi se do t’iu prishë shtëpitë atyre

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për kryebashkiakut demokrat të Kamzës Xhelal Mziu pas publikimit të vidos ku kërcënonte gjatë një takimi se do t’i prishë shtëpitë atyre që mbajnë flamurin e PS dhe LSI.

Menjëherë pasi video u bë virale vetë Mziu reagoi teksa tha se video është keqkuptuar, ndërkohë lidhur me këtë deklaratë policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lire.

Njoftimi i policisë:

 Më datë 19.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh. M., 50 vjeç, banues në Kamëz, sepse në një portali informativ, ka kanosur se do i’u prishë shtëpitë, e të gjithë banorëve në Kamëz të cilët mbajnë flamur të partive politike “PS” dhe “LSI”, nëse nuk i heqin ata brenda ditës. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Parashikuar nga Neni 329 i Kodit Penal.

Të fundit