Flash News

KRYESORE

Video/ Kjo është Rudina, nëna nga Fieri që tentoi të mbyste vajzat binjake në lumë, çfarë deklaroi në gjyq

Video/ Kjo është Rudina, nëna nga Fieri që tentoi të

Ditën e djeshme policia dha më shumë detaje lidhur me ngjarjen e 13 gushtit, ku në fshatin Grecalli të Fierit 42-vjeçarja pas sherrit me bashkëjetuesin i vuri flakën shtëpisë dhe u largua.

Në fakt, para këtij veprimi, Rudina me gjakftohtësinë më të madhe kishte tentuar që të mbyste në lumin Seman edhe dy vajzat e saj binjake, përkatësisht nga 6 vjeç, por ishin shpëtuar rastësisht nga një peshkatar.

Disa orë pas ngjarjes, gruaja dje u arrestua. Sot Rudina Kishta ka dalë para gjyqit dhe do të njihet me masën e sigurisë.

Para nisjes së seancës, ajo u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të Fierit.

Pse tentove të mbysje fëmijët? Ka qenë një nga pyetjet, ndërsa Rudina është përgjigjur: Janë fëmijët e mi në fund të fundit. Të vinit e të shikonit ku rrija unë, s’kam kushte. Burri me të cilin bashkëjetoja prej 6 muajsh dhe jo dy ditë siç ka deklaruar ai më dhunonte mua dhe fëmijët”, është shprehur Rudina.

Po ashtu, ajo ka pranuar edhe zjarrvënien e qëllimshme të banesës së bashkëjetuesit pas një konflikti mes tyre.

Të fundit