Flash News

KRYESORE

Video/ Klosi në ‘zonën e gjelbër’, qytetarët dynden në rrugë pa maska dhe distancim social

Video/ Klosi në ‘zonën e gjelbër’, qytetarët

Qarku i Dibrës është në zonën e gjelbër të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, ku nga sot janë zgjeruar lehtësirat krahasuar me në zonat e tjera.

Lëvizjet me makina brenda qarkut nuk kanë nevojë për autorizim e kjo ka bërë që qytetet Burrel, Bulqizë e Peshkopi të mbushen me makina që vijnë edhe nga zonat rurale.

Edhe zgjerimi i fashës së lëvizjes për qytetarët nga 90 në 120 minuta, ka bërë që qytetarët të dalin masivisht në rrugë. Po ashtu vihet re mungesa e pajisjes me maska apo distancimi social pasi qytetarët qëndrojnë në grupe.

Më poshtë, pamje nga qyteti i Klosit këtë mëngjes:

[video width="640" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/04/video-1587976820.mp4"][/video]

Të fundit