Flash News

KRYESORE

Video/ Klubi turk prezanton futbollistin në mënyrën më të çuditshme të mundshme

Video/ Klubi turk prezanton futbollistin në mënyrën më
Klubi i njohur turk, Fenerbahçe ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit algjerian, Islam Slimani në formë huazimi nga ekipi anglez i Leicester për 1 vit. Deri këtu gjithçka është në rregull, megjithatë mënyra se si u prezantua 30-vjeçari është konsideruar nga mediat e huaja si më e keqja e mundshme. Në njoftimin e klubit në ‘Twitter’, Slimani shfaqet fillimisht me syze dielli dhe më pas tregon muskujt e krahut të djathtë. Nuk dihet se e kujt ishte ideja dhe se çfarë nënkuptojnë gjestet e lojtarit, ndërsa klubi nuk ka reaguar përkundër kritikave të shumta të tifozëve në rrjetet sociale.

Të fundit