Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Kodheli "gjeth në pleqni", Veliaj–Kryemadhit: Gëzuar shpirto!

VIDEO/ Kodheli "gjeth në pleqni", Veliaj–Kryemadhit:

Në një javë, veç përplasjeve politike, nuk kanë kalaur pa u vënë re dhe batutat mes politikanëve. Ndonëse i shohim në studiot televizive duke kundërshtuar njëri-tjetrin, në raste festash politikanët shqiptarë urojnë njëri-tjetrin me fjalët, “shpirto" e "lali”.

Kryemadhi shkoi me vonesë në takimin me Kryegjyshata për Ditën e Sulltan Novruzit, ku u takua dhe me Veliajn. Ata shtrëngojnë duart dhe përqafohen, por nuk mungojnë as urimet.

Veliaj: Shefe Mona, gëzuar shpirto

Kryemadhi: Lali Eri

Veliaj: Hajde mbarësi!

Më tej ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ndjen veten shumë në formë, pavarësisht se vitet ikin. Teksta mbërthen xhaketën para kamerave ajo thotë: “Pleqni hesapi por gjeth” duke e shoqëruar me një mimikë ironike.

Të tjera momente pikante i shihni në videon e përjavshme humoristike të emisionit “Kjo Javë”.

 

Të fundit