Flash News

KRYESORE

Video/ Kokainë drejt Greqisë, si u kap taksisti nga Fieri në pikën kufitare të Kakavijës

Video/ Kokainë drejt Greqisë, si u kap taksisti nga Fieri në

Një person u kap duke tentuar të trafikojë një sasi prej 3.5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë drejt Greqisë.

Policia njoftoi arrestimin e Selim Lazajt nga Fieri, i cili rezulton të jetë një taksist. Sipas policisë, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë dhe autori po tentonte t’i kalonte përmes pikës kufitare të Kakavijës në Greqi.

Njoftimi i plotë: 

Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndë narkotike të forta.

Sekuestrohet 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafiqeve te paligjshme në fushën e krimeve ndërkufitare, nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare Kakavijë, u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës ‘Mercedes Benz’, me drejtues shtetasin S. L, vjeç 46, banues në Patos, Fier.

Gjatë kontrollit të detajuar në bashkëpunim me shërbimet doganore, duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër.

Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Neni 283/a i Kodit Penal.

Të fundit