Flash News

KRYESORE

Video/ Kombëtarja e Kosovës për femra mposht Turqinë në Prishtinë

Video/ Kombëtarja e Kosovës për femra mposht Turqinë në
Kombëtarja e Kosovës për femra i nisi me këmbën e mbarë kualifikueset për në Euro 2021. Në ndeshjen e parë të Grupit A, “Dardanet” fituan me rezultatin 2-0 kundër turkeve. Në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ishin të pranishëm 4 mijë tifozë, të cilët brohoritën suksesin e kombëtares së femrave. Rezultatin e zhbllokoi Modesta Uka, në minutën e 33-të, me një gjuajtje të saktë brenda zonës, duke e çuar topin në rrjetë. Goli i dha zemër edhe më shumë futbollisteve kosovare, të cilat shumë shpejt e shënuan edhe golin e dytë. Kësaj radhe ishte Liridona Syla, e cila me një gjuajtje të fortë mposhti sërish gardianen mike. Edhe në pjesën e dytë kosovaret bënë një paraqitje mjaft të mriz duke dominuar, e duke mos u lejuar hapësira rivaleve.  Ndeshjen e ardhshme Dardanet do ta luajnë më 3 shtator si mysafire kundër Sllovenisë. Në Grupin A bëjnë pjesë edhe Holanda (kampione në fuqi e Evropës), Rusia dhe Estonia. Goli i parë Goli i dytë

Të fundit