Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Kombëtarja e nis mbarë Ligën e Kombeve, fiton me rezultat të pastër në Bjellorusi

VIDEO/ Kombëtarja e nis mbarë Ligën e Kombeve, fiton me rezultat

Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 0-2 në transfertë përballë Bjellorusisë, ndeshja e parë e kuqezinjë në Ligën e Kombeve.

Të besuarit e Rejës shënuan nga një gol për çdo fraksion loje. Në minutën e '23 të takimit ishte Sokol Cikalleshi, i cili tundi rrjetën me një predhë nga distanca. Ndërsa në minutën e '78 gjeti rrugën e rrjetës Keidi Bare pas një asisti fantastik të Odise Roshit.

Kështu kuqezinjtë morën një fitore duke e nisur mbarë rrugëtimin në Ligën e Kombeve, ku bëjmë pjesë në Ligën C. Në duelin tjetër të grupit Kazakistani fitoi në transfertë 0-2 përballë Lituanisë.

7

Të fundit