Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Komunistët shfaqen në aktivitetin e Erion Veliajt, ekspozojnë portretin e Enver Hoxhës dhe simbolet komuniste

VIDEO/ Komunistët shfaqen në aktivitetin e Erion Veliajt,

Ditën e sotme Bashkia e Tiranës organizoi ceremoninë me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit të kryeqytetit. Pandeli Majko, Taulant Balla, Erion Veliaj dhe përfaqësues të tjerë shtetëror, së bashku me përfaqësues të veteranëve zhvilluan homazhe në memorialin “Ushtari i panjohur”.

Por vetëm pak metra më tutje nga vendi ku po zhvilloheshin homazhet, ishite një tjetër panoramë. Përfaqësuesi e Partisë Komuniste u shfaqën sërish. Këtë herë madje më të organizuar se herët e tjera.

Vetëm pak metra larg përmendores së “Ushtarit të panjohur” një grup simpatizantësh të Partisë Komuniste kishin ekspozuar foto të diktatorit Enver Hoxha si dhe flamurin e PPSH-së.

Ekspozimi i simboleve komuniste është i ndaluar madje dhe i dënueshëm në legjislacionin shqiptar por edhe pse ishin të shumtë në numër policiët, të rendit dhe ata bashkiak, nuk vepruan për largimin e tyre.

Video, ku duken qartë ekspozimi i simboleve komuniste si dhe protreti i diktatorit Enver Hoxha, është publikuar nga pedagogia Jonila Godole.

 

Të fundit