Flash News

KRYESORE

Video/ Kontrata 2.5 milion euro, Rakipi replikon sërish me Ramën: Të njoh mirë i çmendur, emisioni im nuk mbyllet

Video/ Kontrata 2.5 milion euro, Rakipi replikon sërish me Ramën:

Moderatori i emisionit ‘Te Paekspozuarit’, Ylli Rakipi nuk i ka pritur aspak mirë deklaratat publike te kryeministrit Edi Rama, i cili nder te tjera pohoi se gazetari ka përfituar 2.5 mln euro qira nga kompania OSHE dhe ndërprerja e saj ka shërbyer si shkak për akuzat e forta të tij.

Rakipi, përmes një video, të postuar ne orët e vona të mbrëmjes ka renditur disa akuza ndaj kryeministrit, me te cilin ka pasur një miqësi te vjetër.

Ndër akuzat e Rakipit është se Rama është i çmendur dhe se  ka vjedhur miliarda leke. “Ke kohe qe përpiqesh të mbyllesh emisionin ‘Te Paekpozuarit”. Ti je i suksesshëm, sepse ti ke mbyllur 90% të mediave shqiptare duke i blere. Edi diarreja, emisionin nuk e mbyll dot. Emisioni do te mbyllet ditën kur unë nuk do te jem ne këtë bote”.

“Sot, ke mbledhur rreth vetes 10 vete dhe po u ndan gjithë Shqipërinë, njësoj si ta kesh te Kristaqit dhe te Anetës. Ke thirrur gjithë të afërmit nga jashtë, që kane migruar, vëllanë te parin”.

“Thonë se ti Edush diarreja pi droge, por nuk te bie ne qafe se nuk e di. Ti nuk ke nevoje te konsumosh droge sepse ti je i çmendur”, pohoi nder te tjera Rakipi.

Rakipi, ne fund nuk e mohoi akuzën e Rames per kontraten me OSHE, për të cilën thotë se është e vërtetë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur, pasi gjithçka ka qene ne perputhje me ligjet e shtetit shqiptar.

Të fundit