Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Kosova nuk shkon më shumë se barazim ndaj Moldavisë

VIDEO/ Kosova nuk shkon më shumë se barazim ndaj Moldavisë

Kosova ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Moldavisë duke zhgënjyer kështu në sfidën e parë të Ligës së Kombeve.

Kanë qenë moldavët e drejtuar nga ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat, të cilët kaluan të parët në avantazh që në fraksionin e parë të lojës, duke gjetur rrugën e rrjetës me sulmuesin Nikolasku në minutën e '20 të takimit.

Barazimi për dardanët do të vinte në fraksionin e dytë të lojës me sulmuesin kryesor Benjamin Kololli. Në minutën e '71 të takimit, pas asistit të Berishës, sulmuesi tundi rrjetën me një gjuajtje të bukur brenda zonës.

Ndeshja u luajt në stadiumin e Parmës. Kujtojmë që Kosova bën pjesë në Grupin 3 të Ligës C së bashku me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Të fundit