Flash News

KRYESORE

Video/ Kryebashkiaku i Kavajës thirrje publike Elvis Rroshit: Paguajë taksat dhe faturat e ujit

Video/ Kryebashkiaku i Kavajës thirrje publike Elvis Rroshit: Paguajë

Kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja ka shrytëzuar një emisionin telefiziv ‘KafeIN’, në transmetim në INTV për t’i bërë apel Elvis Rroshit, për të shlyer detyrimet ndaj pushtetit lokal në formën e taksave dhe gjithashtu të paguante faturën e ujit.

“Elvis Rroshin u bë një vit që nuk e kam parë. I bëj apel të paguajë taksat dhe faturat e ujit”, u shpreh ai.

Ndër të tjera i ngacmuar nga gazetari Flavio se çfarë kishte gjetur në zyrë, ai tha se edhe pas kërkimeve të imtësishme, asnjë substance apo send i dyshimtë nuk u gjet në zyrën e Roshit edhe pse ishte e arreduar me profesionalizëm.

Sakja akuzoi një deputet të Partisë Socialiste që posedonte një shtëpi në Qerret, në emër të dikujt tjetër, i cili kishte shpifur ndaj punëve për pastrimin e kanaleve në këtë zone.

Ndër të tjera, ai pranoi problemin me plazhet publike dhe i ftoi qytetarët në plazhin e Karpenit. Isa Sakja deklaroi vështirësinë e tij për të siguruar plazhe publike ngado, pasi solli rastin e investimeve me miliona euro në retorte, të cilat e kanë kusht vijën e zgjeruar bregdetare.

https://www.youtube.com/watch?v=3l95lwnzus4

Të fundit