Flash News

KRYESORE

Video/ Kryeinspektori kërcënon deputetin demokrat: Mbaje mend këtë fytyrë

Video/ Kryeinspektori kërcënon deputetin demokrat: Mbaje mend

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj së bashku me deputeten Nada Meçorapaj ishin në Jal në mbështetje të banorëve të cilët kundërshtojnë shembjen e objekteve nga ana e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar as përplasjet ndërsa një moment, siç shihet edhe në video, kryeinspektori IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta, ka kërcënuar deputetin demokrat Agron Shehaj.

“Mbaje mend këtë fytyrë mirë. Nga Vlora jam unë”, i drejtohet kryeinspektori deputetit.

Krahas kërcënimit, kryeinspketori IKMT-së ka shkelur gjithashtu detyrën pasi nuk mund të pengojë deputetin apo ti kërkojë atij llogari, pasi pengon punën e tij kushtetuese.

https://www.instagram.com/p/Bn3tu2FnO7V/?hl=en&taken-by=politikoal

Të fundit