Flash News

KRYESORE

Video/ Kryemadhi, Vasili dhe Rama ishin të shqetësuar, zyrtari i LSI-së viziton Hajdaragën në spital

Video/ Kryemadhi, Vasili dhe Rama ishin të shqetësuar, zyrtari i

Në mars të këtij viti, ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, pësoi një ishemi në tru teksa po kthehej nga Maqedonia. Gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabilizuar ndërkohë që vijon të jetë i shtruar në spital.

Flamur Çelaj, kryetari i komisionit të Sigurisë në LSI, ka publikuar një video ku shfaqet në bashku me Hajdaragën teksa ky i fundit ndodhet i shtruar në spital.

“Luan Hajdaraga është mirë, dhe së shpejti do kthehet mes nesh me energji të reja për të kontribuar në Shqipëri.

U nisa nga Shqipëria me porosi të veçantë të LSI, të intersohesha për shëndetin e mikut Hajdaraga, pasi Monika, Luani, Petriti dhe gjithe te tjeret ishin të shqetësuar për shëndetin e tij.

Meraku tashmë u konvertua në gëzim dhe nuk më mbetet gjë tjetër veç i urojmë mikut tonë shërim të plotë dhe të shpejtë”, shkruan Çelaj.

Të fundit