Flash News

KRYESORE

Video/ Kryeministri i Kosovës nuk njeh zëvendësministrin që e ka emëruar vetë

Video/ Kryeministri i Kosovës nuk njeh zëvendësministrin që

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave në mbledhjen e fundit të qeverisë. Haradinaj nuk ka njohur zëvendësministrin e Financave të cilin vetë e ka emëruar në atë post.

Në mungesë të ministrit të Financave në mbledhje ishte i pranishëm zëvendësministri Mustafë Grainca. Por para se ti jepte fjalën, Haradinaj e ka pyetur fillimisht për emrin.

Qeveria e Kosovës ka në përbërjen e saj më shumë se 80 zëvendësministra dhe mesa duket është e vështirë që kryeministri ti mbajë mend të gjithë edhe pse vetë ka firmosur për emërimin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=L_fzP6ybHAQ

Të fundit