Flash News

KRYESORE

Video/ Ku jeton Taulant Balla? Deputeti i PS stepet kur pyetet në gjykatë për adresën e shtëpisë

Video/ Ku jeton Taulant Balla? Deputeti i PS stepet kur pyetet në

Taulant Balla ishte i pranishëm sot në Gjykatën e Tiranës ku u zhvillua seanca për padinë e shpifjes që ai ka bërë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Procedura e kërkon që palët e përfshirë në proces të japin gjeneralitetet përpara trupit gjykues dhe e njëjta gjë i është kërkuar edhe kreut të grupit parlamentar të PS-së në sallë.

Por gjatë kësaj procedure, një moment nuk mund të kalonte pa u theksuar, fakti që deputeti Balla u step dhe ‘ngeci’ kur gjykatësi e pyeti për adresën e shtëpisë. Për disa sekonda Balla nuk mundi të jepte një adresë për vendin ku jeton dhe në këtë moment i erdhi në ndihmë gjykatësi, i cili i kërkoi të jepte si alternativë adresën ku deputetit i ka mbërritur thirrja për t’u paraqitur në gjykatë, që rezulton të jetë Kuvendi i Shqipërisë.

[video width="640" height="420" m4v="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/10/Untitled.m4v"][/video]

Të fundit