Flash News

KRYESORE

Video: Kukësi nuk bind, Flamurtari bën lojën por s'ka fat

Video: Kukësi nuk bind, Flamurtari bën lojën por s'ka fat

Kukësi fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit, por nuk bind sërish në lojë. Skuadra verilindore ka pretendime të mëdha, por nuk arrin të dominojë as Flamurtarin, madje ndodhi e kundërta. Ata u dominuan nga vlonjatët.

Pjesa e parë nuk pati shumë raste dhe skuadrat nuk dhuruan shumë në fushën e lojës. Niveli i lojës nuk ishte më i miri dhe ekipet shkuan me një 0-0 të thatë në dhomat e zhveshjes.

https://streamable.com/rng98

Sulmuesi Marlind Daku kaloi Kukësin në avantazh në minutën e 57'. I riu mori një top të mirë në shtyllën e dytë dhe e dërgoi në rrjetë. Një gol që i dha fitoren bluve, pasi portieri Xhika neutralizoi shumë mirë më pas goditjet e Sukajt dhe një herë tjetër traversa ndihmoi ekipin e Duros. Kukësi kap vendin e parë dhe kalon presionin tek ekipi i Partizanit.

Të fundit