Flash News

KRYESORE

Video: Kukësi tregon muskujt ndaj Bylisit, barazim pa vlerë në Vlorë

Video: Kukësi tregon muskujt ndaj Bylisit, barazim pa vlerë në

Kukësi fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit për ndeshjen e javës së 13-të të Superiores.  Verilindorët nuk zhgënjyen përballë ballshiotëve dhe morën 3 pikë me vlerë. Abazaj mori një top të mirë nga Musolli dhe me një goditje të fortë e pushoi në rrjetë për të realizuar golin e parë në minutën e 20'.

https://streamable.com/iixvk

Guindo i prishi festën vendasve me një gol me kokë në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi gjuajti saktë brenda zonës dhe barazoi 1-1. Goli i fitores u shënua nga Rroca në minutën e 74' për 2-1.  Me këtë fitore, Kukësi kaloi Bylisin në renditje duke kaluar në vendin e dytë.

Flamurtari dhe Luftëtari e mbyllën në barazimin 1-1 ndeshjen mes tyre.  Gjirokastritët shënuan të parët me Rrapon në të 53', por u barazuan nga goli i Ansi Nikë që shmangu humbjen e Flamurtarit në 90'+2' për 1-1.

Të fundit