Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Kur qajnë burrat! 55 vjeçari nga Novosela kërkon ndihmë me lot në sy

VIDEO/ Kur qajnë burrat! 55 vjeçari nga Novosela kërkon

Pamundësia e bën edhe një burrë të shpërthejë në lot.

Janë lotët dhe dhimbja e njeriu ka humbur gjithcka që ka ndërtuar me punën e një jete.

Kujtim Kapaj, 55 vjeç është një nga banorët e Fshatit Fitore të Novoselës, të cilit vërshimi i Vjosës i dëmtoi thuajse plotësisht banesën që siç thotë e ndërtoi me punën e 18 viteve në emigrim.

Kapaj: Unë nuk gënjej. Siç e shikoni vetë, këtu ka vajtur afërsisht 1 metër ujë, e tregojnë dritaret.

Ai është një nga banorët e zonave të prekura që refuzuan ndihmat ushqimore, por përgjërohet me lot në sy për mbështetje të drejtë në fazën e rimëkëmbjes.

Kapaj: Dua të më rregullohet shtëpia, nuk dua as makarona, as oriz, as batanije, asgjë s’dua. Vetëm të rregulloj shtëpinë. Ka dy vjet që shtëpia është katastrofë, s’kam lekë.

Drama që po kalon e ka detyruar të kthehet në shtëpinë e babait të moshuar!

Kapaj: Po nuk kemi, jemi pa punë. Rri te babai, është pensionist. Më ushqen babai.

Përmbytja e këtij fillim dhjetori i ka rikthyer kujtimet e trishta të vitit 2015, ndaj këtë herë këtë herë kërkon dëmshpërblim të drejtë dhe zgjidhje përfundimtare.

Kapaj: Të bëhet argjinatura këtu. Ta bëjnë 1 metër aty lart dhe nuk vjen më uji këtej.

Uji i dëmtoi shtëpinë dhe i shkatërroi të mbjellat.

Kapaj: I shikon ato? Nga këto do ha unë sivjet, broklat, këto më ngelet mua këto tani. Shyqyr që na mbetën dhe preshat./ Ora News

https://www.youtube.com/watch?v=huVXCKMmGl0

Të fundit