Flash News

KRYESORE

Video/ Kush janë armiqtë e Skënderbeut? Presidenti Takaj kapet me gazetaren: Ata që të flasin ty në vesh

Video/ Kush janë armiqtë e Skënderbeut? Presidenti Takaj kapet me

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje direkte në emisionin “Rubrika Sportive” në TVSH, ku po diskutohej në lidhje me pezullimin 10 vjeçarë të klubit nga UEFA.

Në një moment, moderatorja e emisionit, Hygerta Sako e pyeti drejtuesin e klubit korçarë se kush janë kundërshtarët e Skënderbeut që mund të kenë ndikuar në këtë vendim, Takaj iu përgjigj:  “Kundërshtarët tanë janë aty. I keni edhe ju aty, pyesni regjisorin. Pyet atë që të flet ty tek veshi”, i tha presidenti i Skënderbeut gazetares Hygerta Sakos.

Ajo iu përgjigj aty për aty duke i thënë: “T’i them Lulit?”. “Po, thuaji Lulit të vogël…”, i tha Takaj, duke bërë sërish ironi.

Dy ditë më parë, Takaj zbuloi mesazhet e ish-drejtorit të Partizanit, Dritan Dervishi, i cili mes të tjerave i thoshte Takajt se regjisori i akuzave që vinin nga Shqipëria kundër  Skëndërbeut ishte Pano Xhixho, drejtori i departamentit të sportit në RTSH. Nuk dihet nëse dje me fjalën “regjisor” ai i referohej pikërisht Xhixhos.

Të ftuarit në emision: gazetarët Fatjon Shehu dhe Fatmir Mëneri nuk i pritën mirë akuzat e Takajt dhe i kërkuan të jetë më konkret.

Deklarata e Takajt gjendet duke filluar nga minuta 29-03:

Të fundit