Flash News

KRYESORE

Video/ “Kush po përgjon politikën”, Fatos Klosi kritikon Fevziun: Pse e përsërit shpesh këtë temë?

Video/ “Kush po përgjon politikën”, Fatos Klosi kritikon

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ po diskutohet tema “Kush po përgjon politikën”, ku mes të ftuarve është edhe ish-kreu i SHIK-ut gjatë viteve 1997-2002, Fatos Klosi.

Teksa gazetari Fevziu po shikonte një pajisje përgjimi që ishte sjellë në studio nga Artan Hoxha, ndërhyri Klosi: “Populli i ka qef keto, ngjisin, prandaj dhe po ecën gjithë kjo punë dhe ti po i përsërit emisionet për këtë punë”, u shpreh ai.

Fevziu reagoi menjëherë duke i thënë Klosit se përgjimet që kanë dalë deri tani kanë pasur impakt në vend.

Më pas emisioni vijoi normalisht, ku gazetari Artan Hoxha prezantoi pajisjet e reja të përgjimit që përdoren në ditët e sotme.

Gazetari Hoxha prezanton pajisjet e përgjimit që regjistrojnë politikanët në vend

https://www.youtube.com/watch?v=u3AXb1XKfQc

Të fundit