Flash News

KRYESORE

Video/ Ky është dëshmitari i vrarë për kanabisin për të cilin Berisha akuzon Artan Hoxhën. Çfarë deklaroi gazetari në 2016-ën

Video/ Ky është dëshmitari i vrarë për kanabisin

Ditën e djeshme, në emisionin ‘Studio e Hapur’, ish-kryeministri Sali Berisha dhe gazetari Artan Hoxha shpërthyen në akuza të forta duke akuzuar njëri-tjetrin për vrasje.

Berisha ka disa muaj që akuzon Hoxhën për vrasjen e një dëshmitari që e kishte ndihmuar të hynte në parcelat e drogës. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2015-ën, kur Hoxha publikoi në ‘News 24’ një reportazh për sipërfaqet e mëdha të mbjella me kanabis në zonën e Devollit, pranë kufirit me Greqinë. Tre muaj pas reportazhit, dëshmitari që ndihmoi gazetarin, shtetasi Jani Kollçinaku, u gjet i vrarë me plumb pas koke në fshatin Zëmblak.

Vetë Hoxha ka dhënë shpjegime për këtë ngjarje në emisionin ‘Opinion’, më 15 shtator të 2016-ës, kur bëri publike emrin dhe foton e viktimës. Ai theksoi se nuk e ka dekonspiruar në asnjë rast dëshmitarin, ndërkohë që vrasja e tij mbetet ende e pazgjidhur. 

Pas përplasjes në emision, Sali Berisha i lëshon Artan Hoxhës njerëzit e tij (Mesazhet)

 

 

Të fundit