Flash News

KRYESORE

VIDEO/ "Ky është i vetmi vend ku mund të flas shqip", Emina Cunmulaj thirrje shqiptarëve me lot në sy: Votoni për gjuhën tuaj!

VIDEO/ "Ky është i vetmi vend ku mund të flas shqip",
Sot Mali i Zi mban zgjedhjet e reja parlamentare. Si kurrëherë tjetër partitë shqiptare janë bashkuar nën një listë, Lista Shqiptare, duke u kërkuar qytetarëve, sidomos shqiptarë, të votojnë deputetë shqiptarë për përfaqësimin e interesave të tyre politike. Ndër dhjetëra personazhe, politik apo publik, të cilët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje me qëllim që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre politik për një të ardhme më të mirë, ka qenë edhe Emina Cunmulaj. Bukuroshja shqiptare ka udhëtuar disa orë që nga SHBA me qëllim që të marrë pjesë në zgjedhje, ndërkaq e përlotur një deklaratë për mediat, tregoi rëndësinë për të votuar partitë shqiptare. Cunmulaj u përcjellë një mesazh të gjithë shqiptarëve që të votojnë për gjuhën shqipe, duke shtuar se u rikthye në vendlindje vetëm për këtë arsye. Cunmulaj shprehet se është krenare që është shqiptare, një shqiptare e Malit të Zi dhe është e lumtur kur kthehet në Ulqin, aty ku ndjen kënaqësinë e të folurit shqip. “Duhet të çohemi prej gjumit. Rini çohu, se gjenerata juaj, fëmija juaj s’do ketë të drejtë të flasë shqip. Ndoshta thoni se je diku larg, dhe bën një jetë luksoze, unë jam rritur në këto troje. Unë vend më të bukur se Ulqini nuk kam bërë pushim. Kam lëvizur në vendet më të bukur të botës, por në fund të fundit shkoj në Ulqin. Se aty flitet shqip. Kam qejf kur vij dhe t’i flas dikujt shqip, ti them ‘Mirëdita si jeni zonjë’. Flisni shqip se jeni shqiptar mos harroni. Nuk mund të harrosh se nga vjen. Ne na vuan shpirti dhe zemra që nuk mund të flasim shqip, ju mundeni. Votoni për gjuhën tuaj”, tha ajo ndër të tjera.  

Të fundit