Flash News

KRYESORE

Video/ La Liga nis me surpriza, Barça bie në "San Mames" nga goli i Aduriz

Video/ La Liga nis me surpriza, Barça bie në "San Mames"
Mitet janë për gjëra të tilla. Të luash në La Liga në moshën 38 vjeçare, të futesh 3 minuta nga fundi dhe t'i shënosh Barcelonës një gol, që do ta mbajë mend gjatë. Për këtë paraqitje të Aduriz-it, do të vazhdojnë që të flasin gjatë. Katalanasit në "San Mames" ndaj Athletic Bilbaos pësuan një humbje të hidhur dhe përjetuan një ndjesi që kishin 11 vite që se përjetonin. Në gusht të 2008-ës, blaugranat humbën për herë të fundit ndeshjen hapëse të kampionatit, në një takim përballë Numancias. Kampionati spanjoll për sezonin 2019-2020 nisi me një surprizë. kampionët e nisën me humbje, ndërkohë që tifozët janë mjaft të shqetësuar. Pa Lionel Messi-n dhe me disa prej titullarëve të vitit të kaluar në stol, Valverde kishte zgjedhur të aktivizonte nga minuta e parë blerjet e bujshme verore si Griezmann dhe De Jong, që gjithsesi nuk arritën të bëjnë diferencën dhe të udhëheqin skuadrën drejt suksesit. Bilbao e nisi vrullshëm sfidën, ndërkohë që Barça reagoi vonë. Dy herë miqtë goditën shtyllën, por pa ia dalë të gjenin golin. Gol që erdhi falë Aduriz-it, i cili e mbylli sfidën me një gol spektakolar, pas një krosimi nga krahu.

Të fundit