Flash News

KRYESORE

Video/ 'Lajmëroni o çuna',burrë e grua rrezikojnë të mbyten në Vlorë

Video/ 'Lajmëroni o çuna',burrë e grua

mazhe të frikshme janë ato që vijnë nga Selenica e Vlorës ku burrë e grua persona janë në mes të rrugës së përmbytur dhe kërkojnë ndihmë për të shpëtuar. Ka qenë rrjedha e lumit Shushicë e cila ka rrëmbyer furgonin duke e mbuluar në pak sekonda.

Dy personat që udhëtonin në furgon kanë dalë nga automjeti dhe qëndrojnë mbi çati, në pritje të ekipeve të emergjencës për t'u ardhur në ndihmë. Në video dëgjohet gruaja e cila bën thirrje për ndihmë. "Lajmëroni o çuna" është thirrja e saj drejtuar banorëve të tjerë të cilët kanë mbërritur për t'u ardhur në ndihmë.  Ata ndodhen në rrezik për jetën, ndërsa bëjnë thirrje për ndihmë. 

Mësohet se Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një helikopter për t'u ardhur në ndihmë pasagjerëve të cilët ndodhen në furgon të bllokuar nga lumi.

https://www.youtube.com/watch?v=AfxILYW9XvM

 

Të fundit