All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Video/ Lajmet javore në Ertv News; si u pasqyrua dënimi i Agron Xhafajt me 7 vite burg

Video/ Lajmet javore në Ertv News; si u pasqyrua dënimi i Agron
All - Paragraf - 1

Televizioni i kryeministrit, ERTV News, i cili po sfidon hapur televizionet dhe shtypin shqiptar, ka vijuar me transmetimin e lajmeve më të rëndësishme që kanë ndodhur në javën që po lëmë pas.

All - Paragraf - 3

Por, në edicionin e sotme bie në sy fakti në kronikën e ‘kuruar’ me kujdes nga stafi i kryeministrit janë anashkaluar faktet e publikuara nga opozita në lidhje me dënimin e Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga drejtësia italianë me 7 vite burg për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në edicionin e lajmeve shfaqet deklarata e kryeministrit Rama në parlament, i cili mohon akuzat e ardhura nga opozita dhe thekson se nëse do ishin të vërteta do të kishte folur Ambasadori Amerikan, Donald Lu.

Nga ana tjetër vërehet se janë pasqyruar turi i llogaridhënies, ndërtimi i Aeroportit të Vlorës dhe Rrugës së Arbërit, të cilat konsiderohet si investime strategjike. Po ashtu, janë përfshirë edhe shifra që kanë lidhje me rritjen e të punësuarve në sektorin privat.

Të fundit