Flash News

KRYESORE

Video/ Lajmet javore në Ertv News, si u pasqyrua dorëheqja e Saimir Tahirit në median e Ramës  

Video/ Lajmet javore në Ertv News, si u pasqyrua dorëheqja e Saimir

Tashmë, media e kryeministrit po sfidon hapur televizionet dhe shtypin shqiptar.

Në ERtv, çdo të diel publikon një përmbledhje të lajmeve dhe zhvillimeve kryesore të javës. Pa praninë e folësit, në këtë edicion publikohen me kronikat e ngjarjeve kryesore, kryesisht lajmet pranë qeverisë.

Por, në edicionin e sotëm bie në sy mënyra se si është përcjellë lajmi i dorëheqjes së Saimir Tahirit. Ndryshe nga kronikat e tjera, lajmi i Tahirit është lënë vetëm si një ‘sinkron’, siç njihet në gjuhën teknike të televizioneve dhe është shmangur interpretimi, duke e shoqëruar me një tekst, siç ndodh me zhvillimet e tjera.

Në këtë, hapësirë të dedikuar, është lënë vetëm, pjesa ku ish-ministri i Brendshëm jep lajmin për vendimin e tij dhe shmang po ashtu kritikat ndaj qeverisë dhe pasardhësit të tij Fatmir Xhafaj.

Po ashtu, menjëherë pas Tahirit, është bërë edhe një lloj ekuilibri, duke përfshirë edhe reagimin e kreut të PD, Lulzim Basha dhe në fund të kryeministrit Edi Rama.

Ndiqni kronikën pas minutës së 5-të:

Të fundit