Flash News

KRYESORE

Video/ ‘Lasgushi’ kthehet në ‘hamall’, ngarkohet me 8 ton pajisje mjekësore për Shqipërinë

Video/ ‘Lasgushi’ kthehet në ‘hamall’, ngarkohet me

Në kushtet kur e gjithë bota ka bllokuar furnizimin me pajisje mjekësore, Shqipëria duket se ka gjetur një koridor për të importuar pajisje të nevojshme për përballimin e situatës nga koronavirusi.

Vetëm pak ditë më parë, nga Turqia erdhën 6 ton mjete spitalore, të cilat u transportuan me avionin e kompanisë “Air Albania”.

Ndërkohë, gjatë ditës së premte, Kryeministri Edi Rama publikoi një video ku shihet se si avioni i pagëzuar me emrin “Lasgushi”, është shndërruar në avion “kargo” edhe brenda hapësirës së destinuar për pasagjerë. “Lasgushi, hamalli fantastik i kësaj lufte, ngarkuar sot me 8 ton armë për mbrojtjen e jetës”, shkruan Rama.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi më tej se çfarë përmbanin ndihmat e ardhura nga Turqia. Ato janë të gjitha pajisje për mbrojtjen personale të mjekëve dhe infermierëve, duke nisur me maska, syze apo helmeta mbrojtëse.

“Jemi duke vijuar me transportin e të gjithë materialeve të mbrojtjes personale, të cilat deri tani janë 15 ton që kanë mbërritur në Shqipëri nëpërmjet linjës dhe korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave. Janë 8 ton që kanë mbërritur sot, ndërkohë që pak ditë më parë kanë mbërritur 7 ton dhe priten që në total ky furnizim të jetë 26 ton, financim i qeverisë shqiptare. Janë të gjitha materiale të mbrojtjes personale duke filluar nga maskat, veshjet speciale, syzet, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve”, tha Manastirliu.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/520063005324387/

Të fundit