Flash News

KRYESORE

VIDEO: Lenjani shënon dhe na ngroh zemrat para ndeshjeve kuqezi!

VIDEO: Lenjani shënon dhe na ngroh zemrat para ndeshjeve kuqezi!

Ermir Lenjani sot ka shkëlqyer në ndeshjen e Sionit kundër Luganos, përfunduar 2-1 për miqtë. Mbrojtësi anësor i kombëtares shqiptare, i cili do të jetë me ekipin kuqezi për dy ndeshjet e radhës, shënoi një gol.

Pavarësisht se nuk e ka për detyrë primare gjetjen e rrjetës, ai u vu në shërbim të skuadrës dhe arriti të barazonte përkohësisht rezultatin në minutën e 83'.

Për fatin e tij të keq, autori i golit të parë për Luganon, Vecsei, uli disi vlerat e golit të shqiptarit dhe i dha fitoren skuadrës së tij. Ky ishte goli i tretë për Lenjanin në këtë sezon futbollistik dhe urojmë të ecë me këto ritme.

Të fundit