Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
VIDEO/ Lindi pak ditë pas tërmetit, Ajsel akomodohet bashkë me familjen në njësinë e lëvizshme të banimit në Manzë
Ajsel është banorja më e re e Manzës, e cila erdhi në jetë 2 ditë pas tërmetit të fortë të mëngjesit të 26 nëntorit.
Ndërsa familja Sula mbeti e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe u strehua në çadrën e emergjencës në Manzë, nëna Ardjana solli në jetë Ajselin.
“Ishte një tronditje e madhe. Ishim të shokuar. Kur pushuan lëvizjet dolëm nga shtëpia. Ishte tmerr. Shtëpia ishte e pabanueshme. Jetonim në pallat. Isha në ditët e fundit të shtatzanisë”, – shprehet Ardjana.
Ardjana qëndroi në maternitet bashkë me të voglën Ajsel, deri sa në Manzë dy zëvendësministret, ajo e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi dhe ajo e Drejtësisë, Fjoralba Caka, pjesë e Shtabit të Emergjencave i siguruan Ajselit të vogël një strehëz në njësitë lëvizëse akomoduese, por edhe gjithçka i nevojitej asaj, vëllait më të madh dhe të gjithë familjes, falë kontributit të organizmave humanitare që operojnë në vendin tonë, por jo vetëm.
Zëvendësministrja Çuçi thekson se prioritet në akomodim në njësitë lëvizëse iu është dhënë banorëve që kanë patur më shumë problematikë, si nëna e Ajsel. I kemi siguruar, thotë ajo, gjithçka deri në gjënë e fundit që i nevojitet Ajselit dhe tani po e shoqërojmë në strehëzën e saj provizore, por që i ofron të gjitha kushtet.
“Na janë ofruar të gjitha shoqatat që po operojnë në Shqipëri këto ditë, duke na siguruar çdo lloj produkti që kishin në gjendje për një bebe. Ajsel ka rezerva deri në momentin që ajo do të jetë e akomoduar në shtëpinë e saj të re”, shprehet Çuçi.
Ndërsa zv/ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka së bashku me një grup vullnetarësh i urojnë mirëseardhjen Ajselit në shtëpizën e saj provizore. Sipas saj, vullnetarët që po operojnë që në ditën e parë në Manzë nuk pranuan të largoheshin sot pa ardhur Ajsel. Është bukur të presësh një bebe, vijon Caka, pavarësisht në cilën situatë.
“Momente si ky, na bëjnë më të fortë. Është bukur në fakt kur sheh që njerëzit ja dalin, pavarësisht sfidave dhe se jeta triumfon mbi çdo fatkeqësi. Ky është një emocion i veçantë. Është bukur të shikosh forcën e këtyre njerëzve që nuk dorëzohen dhe që luftojnë për më të mirën për veten e familjarët. Kjo na jep edhe motivim që ne të punojmë më fort”, – shprehet Caka
Ne këtu, vijon Caka, kemi vullnetar nga Deçani, Shkupi, Zvicra etj, të rinj që kanë sjellë, jo vetëm ndihma por mbi të gjitha, të gjithë forcën e tyre për t’u shërbyer banorëve të prekur nga tërmeti.
Janë këta të rinj të shumtë, vullnetarë, ata që bëjnë atë gjënë e padukshme, duke marrë çdo ditë shqetësimet e banorëve të prekur dhe duke i përcjellë në shtabin e Emergjencave.
Mbi 12 vullnetar të rinj po qëndrojnë në Manzë duke dhënë ndihmën e tyre me vendosjen e tendave apo shpërndarjen e ndihmave.
“Unë jam Eva nga Tirana, është emocion të presim një fëmije të sapolindur. Jemi përpjekur t’i krijojmë asaj kushtet e nevojshme. I urojmë shëndet e lumturi”, – thotë njëra nga vullnetarët.
Ndërsa Dardani nga Shkupi shpreson se shumë shpejt falë angazhimit të të gjitha strukturave, do të rregullohen të gjitha kushtet për banorët e prekur nga tërmeti.
Ai nuk harron as ti urojë jetë të gjatë bebes Ajsel, banores së re e familjes së saj që do të vazhdojë t’i gjendet pranë këto ditë.
“ Vijnë ca momente si ky, kur morëm në krahë beben Ajsel, por edhe gjithë bebet që kemi marrë në duar këto ditë, me prindër që kanë pësuar tronditje të fortë, për shkak të tërmetit dhe dëmeve që la pas, që na japin forcë që ne të vazhdojmë të menaxhojmë sa më mirë situatën që të gjithë këto bebe të kenë shtëpizat e tyre. Unë vetë kam 2 djem, por kjo situatë më bëri me 6 vajza të vogla, në moshën e Ajselit. Emocioni që na dhanë këto foshnje na bëri të kuptojmë se nuk ka situatë që nuk përballohet nëse në duart e tua merr Ajselin dhe shoqet e saj dhe t’i shton më tepër forcat për të bërë më shumë për to. Pastaj vijnë bekimet e prindërve, janë forcë më vete… Dhe jemi të bekuar që mundëm t’u ofrojmë disa gjëra”, – shprehet zv/ministrja Çuçi, të cilën ne e kemi takuar kudo këto ditë, ku ka banorë të prekur nga tërmeti./ATSH
Video
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=737448706776314&id=148233298644317
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38